Me nderime të larta shtetërore, po varroset polici Armend Trena

Me nderime të larta shtetërore, po varroset polici Armend Trena

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Banullë të Lipjanit (Video)

Me nderime të larta shtetërore, po i jepet lamtumira e fundit pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Armend Trena.
Trupi i tij po varroset në fshatin Begracë të Kaçanikut.

Armend Trena dhe Malsor Dashi u aksidentuan mbrëmjen e 28 prillit në rrugën Kaçanik- Han i Elezit, ku me pas ranë në lumin Lepenc.

Më shumë se një javë kërkime, rezultuan me gjetjen e trupave të tyre në Lepenc.

Trupi i pajetë i Malsor Dashit u gjet gjatë ditës së enjte të javës së kaluar, ndërkaq një kilometër larg trupit të kolegut të tij, u gjet ai i Armend Trenës./Lajmi.net/

COMMENTS