Fitim Selimi reagon pas suspendimit  të mjekëve: Po e përshpejtojnë largimin e kuadrove nga institucionet shëndetësore!

Fitim Selimi reagon pas suspendimit të mjekëve: Po e përshpejtojnë largimin e kuadrove nga institucionet shëndetësore!

Kadri Veseli e Fitim Selimi e dridhin Lipjanin!…

Ditë më parë u bë i ditur lajmi që tre mjekë të QKUK-së janë suspenduar nga pozicioni i punës me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i krytarit të AAK-së së Lipjanit, Fitim Selimi duke thënë se vendime të tilla po e përshpejtojnë largimin e kuadrove nga institucionet e shëndetësisë, njofton Ulpianapress.

Por, sipas kryetarit Selimi, Dr Isa Haxhiu përfaqëson një orientim dhe angazhim ndryshe nga ky që po e demonstrojnë zyrtarët institucionalë shendetësorë, duke shtuar se kuadrot si Haxhiu, janë të përkushtuara në angazhim profesional dhe cilësi në përkujdesjen shëndetësore të qytetarëve.

Këtë paknaqësi ndaj këtij suspendimi të kolegëve, Selimi e ka bërë në rrjetin e tij social Facebook.

Ja postimi i plotë i kryetarit të AAK-së së Lipjanit Fitim Selimi:

A PO E PERSHPEJTOJMË LARGIMIN E KUADROVE NGA INSTITUCIONET SHENDETËSORE ?
E di kush më mirë këtë se sa ne që punojmë në këtë Institucion!?
Dr Isa Haxhiu përfaqëson një orientim dhe angazhim ndryshe nga ky që po e demonstrojnë zyrtarët institucional shendetësor. Kuadrot si ai janë të përkushtuara në angazhim profesional dhe cilësi në përkujdesjen shëndetësore të qytetarëve. Këtë e kanë kulturë, e kanë dashuri !
Nëse ky njeri dhe të tillët ndiqen , logjikshem shtrohet pyetja:
PËR ÇKA ANGAZHOHEN NDJEKËSIT E TIJ ??
Dhe përgjegjja :
VEQ PËR INSTITUCIONE E KUADRO JO ASPAK !

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)