Festivali ‘’LIPfest’’ mbahet të shtunën në sheshin ‘’Adem Jashari’’

Festivali ‘’LIPfest’’ mbahet të shtunën në sheshin ‘’Adem Jashari’’

Këshilli Komunal për MVDHFBGJ në Lipjan hap fushatën 16 ditore me moton “Ndal Dhunën në Familje dhe Jeto me dinjitet”

Grupi i të rinjëve Youth for Equality – Y4E fton të rinjtë 15-25 vjeç të marrin pjesë në festivalin një ditor “LIPfest”, me datë 11 gusht 2018, e shtunë, nga ora 11:00, në Sheshin “Adem Jashari”, në Lipjan.

Rinia e Lipjanit e shënon Ditën e Rinisë me LIPfest. Midis një gamë të gjerë aktivitetesh të ndryshme të zhvilluara nga rinia lipjanase për këtë ditë rinore, në festivalin “LIPfest” do të ofrohet edhe mundësia e të mësuarit më shumë për rëndësinë e barazisë dhe gjithëpërfshirjes duke u argëtuar dhe shpërblyer në të njejtën kohë, me disa kënde të argëtimit si: këndi i piktures, këndi i lojrave, këndi i muzikës dhe i ushqimit. Gjatë festivalit do të bëhet ndarja e shpërblimeve për të rinjtë/rejat më të talentuar/a.

Përveç zhvillimit të njohurive, pjesëmarrësit do të shkëmbejnë përvojat e tyre me qëllim të krijimit të një hapsire socializuese e cila do i motivonte rinin e Lipjanit për të përsëritur këtë iniciativë prap. Përfshirja e të rinjve në aktivitete të tilla për barazi dhe vendimmarrje është një nxitës kryesor për t’i fuqizuar ata dhe për të rritur ndjenjën e tyre të përkatësisë dhe qytetarisë aktive.

LIPfest zhvillohet në kuadër të projektit Social Act, i përkrahur edhe nga Komuna e Lipjanit, i cili ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve dhe të rejave në të menduarit kritik, shkathtësitë avokuese, shkathtësitë e buta dhe në përpilimin dhe udhëheqjen e inovacioneve sociale që synojnë gjithëpërfshirjen sociale në Kosovë.

Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), në mbështetje nga projekti “Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë” i financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, me kënaqësi ju fton të merrni pjesë në Festivalin një ditor “LIPfest”.

COMMENTS