Ditëlindjet ndoshta janë dita më e veçantë e vitit për shumë njerëz në botë, ashtu edhe në Kosovë.
Klubet tashmë kanë nisur traditën e urimit për lojtarët, stafin si dhe donatorët në ditën e tyre të shënuar, percjell Ulpianapress.
Klubi dobrajas sot ka bërë urimin për donatorin që nuk kurseu asgjë që Arbëria sot të konkurojë për nga oraginizimi dhe kushtet me klubet e Supërligës, Jahir Krasniqin (BABA).
‘’KF Arbëria uron ditëlindjen donatorit tonë Jahir Krasniqi (BABA) duke i dëshiruar shëndet dhe lumturi në jetë.
Bashkë me donatorin tonë Jahir Baba do ti dhurojm suksese të reja KF Arbëria.
Shpresojm që donatorit tonë të i dhurojm rezultate pozitive duke dëshmuar se me djersë dhe sakrific do të korremi suksese të reja’’, shkruan klubi dobrajas./Ulpianapress
COMMENTS