S’KA AZIL PËR KOSOVARËT PAS HEQJES SË VIZAVE

S’KA AZIL PËR KOSOVARËT PAS HEQJES SË VIZAVE

Sulmohet Flora Bujupi, humanistja lipjanase që ka lënë jetën në Holandë që të kujdeset për qentë endacak

Në Kuvendin e Kosovës ka vazhduar sesioni i dytë i mbledhjes së pestë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë, ku u diskutua për liberalizimin e vizave.

Deputeti i Parlamentit Evropian, Lucas Mandel bëri të qartë kosovarëve se nuk do të kenë shanse të fitojnë azil ne vendet e BE-së pas heqjes së vizave, pasi e vlerësoi Kosovën si vend stabil.

“Nuk ka asnjë lloj shans për azil nëse Kosova është vend stabil. Është pra ekonomia qe është e rëndësishme”

Deputetja Blerta Deliu – Kodra, që është edhe kryetare e komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, e vlerësoi tejet të rëndësishëm votimim pro liberalizimit të vizave në Parlamentin Evropian.

Ajo ka kërkuar mbështetjen e deputetëve në pjesën e mbetur në mënyrë që kosovarëve tu hiqen viza.

COMMENTS