Disa fluturime janë anuluar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të mjegullës së dendur që ka përfshirë zonën ku ndodhet aeroporti.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i planifikimit të fluturimeve në këtë aeroport, Driton Hyseni.
“Janë 8 fluturime deri më tani të afektuara, pesë nga to anuluara e tre që ishin nisur dhe janë drejtuar aeroporteve alternative”, ka thënë Hyseni, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë përmes telefonit për klankosova.tv se mjegulla ka qenë e dendur çka ka rënë dukshmëria që ka ndikuar në mosrealizimin e fluturimeve.
“Prej orës 1900 ka rënë dukshmëria në masë të madhe”, ka shtuar ai.
COMMENTS