Anulohen disa fluturime në Aeroportin “Adem Jashari”

Anulohen disa fluturime në Aeroportin “Adem Jashari”

Viktima ishte puntor teknik në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan

Disa fluturime janë anuluar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” për shkak të mjegullës së dendur që ka përfshirë zonën ku ndodhet aeroporti.

Këtë e ka konfirmuar menaxheri i planifikimit të fluturimeve në këtë aeroport, Driton Hyseni.

“Janë 8 fluturime deri më tani të afektuara, pesë nga to anuluara e tre që ishin nisur dhe janë drejtuar aeroporteve alternative”, ka thënë Hyseni, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë përmes telefonit për klankosova.tv se mjegulla ka qenë e dendur çka ka rënë dukshmëria që ka ndikuar në mosrealizimin e fluturimeve.

“Prej orës 1900 ka rënë dukshmëria në masë të madhe”, ka shtuar ai.

COMMENTS