Zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov, ka shpjeguar arsyet pse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk mban telefon mobil.
Presidentit rus, Vladimir Putin, nuk i nevojitet Twitteri për të qenë më i afërt me popullin, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov.
“Putin momentalisht nuk ka nevojë për këtë. Atij nuk i nevojitet Twitteri për të qenë më i afërt me njerëzit”, tha Peskov gjatë një interviste për revistën “Argumente dhe fakte”, përcjell Lajmi.net.
Ai u përgjigj në pyetjen nëse Putin ndjek shembullin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili në mënyrë aktive përdor rrjetet sociale.
“Presidenti në tavolinën e punës i ka pothuajse të gjitha gazetat dhe revistat. Ai lexon shumë. Lexon edhe në fluturim. Ai nuk i shmanget internetit, vetëm i ndjek lajmet”, shpjegoi Peskov. Ai ka shtuar se aeroplani i presidentit ka internet.
Në pyetjen si jeton Putin pa telefon, Peskov shtroi pyetjen: “Si është jetuar më herët pa telefon?”. “Presidenti i shtetit nuk mund të ketë telefon të mençur, sepse kjo nënkupton se personi pranon në transparencë të plotë”, theksoi Peskov.
COMMENTS