Kjo është arsyeja pse Putini nuk përdor telefon mobil

Kjo është arsyeja pse Putini nuk përdor telefon mobil

Melania Trump në kopsht si në pasarelë, mbjell një pemë me taka të larta

Zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov, ka shpjeguar arsyet pse presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk mban telefon mobil.

Presidentit rus, Vladimir Putin, nuk i nevojitet Twitteri për të qenë më i afërt me popullin, ka deklaruar zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov.

“Putin momentalisht nuk ka nevojë për këtë. Atij nuk i nevojitet Twitteri për të qenë më i afërt me njerëzit”, tha Peskov gjatë një interviste për revistën “Argumente dhe fakte”, përcjell Lajmi.net.

Ai u përgjigj në pyetjen nëse Putin ndjek shembullin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili në mënyrë aktive përdor rrjetet sociale.

“Presidenti në tavolinën e punës i ka pothuajse të gjitha gazetat dhe revistat. Ai lexon shumë. Lexon edhe në fluturim. Ai nuk i shmanget internetit, vetëm i ndjek lajmet”, shpjegoi Peskov. Ai ka shtuar se aeroplani i presidentit ka internet.

Në pyetjen si jeton Putin pa telefon, Peskov shtroi pyetjen: “Si është jetuar më herët pa telefon?”. “Presidenti i shtetit nuk mund të ketë telefon të mençur, sepse kjo nënkupton se personi pranon në transparencë të plotë”, theksoi Peskov.

COMMENTS