Kryetari Ahmeti prezantoi raportin gjashtëmujor të punës

Kryetari Ahmeti prezantoi raportin gjashtëmujor të punës

Kryetari Ahmeti numëron projektet e realizuara në komunën e Lipjanit

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, ka prezantuar para asamblistëve raportin e punës për periudhën Janar-Qershor 2020 të Zyrës së Kryetarit dhe Drejtorateve Komunale.

Kryetari Ahmeti, ka thënë se kjo periudhë raportuese fokus dhe angazhim konsistent ka pasur betejën anti covid-19, menagjimin e kësaj situate dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të dalura nga vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe vendimeve të komunës.

“Padyshim viti 2020 është ndër vitet ma sfiduese të qeverisjes lokale dhe para nesh vjen edhe me tutje sfida më shumë të panjohura me pandeminë covid-19. Ne duhet të jemi koshient për vështirësitë në realizimin e planit, në veçanti të të hyrave vetanake të planifikuara, në realizimin e planit të shpenzimeve të parapara buxhetore, sepse impakti i kufizimit të ativiteteve të bizneseve, pakoja emergjente dhe përgjithësishtë efektet e pandemisë covid-19 do të reflektojnë në mungesë të realizimit të agjendës së paraparë buxhetore”, është shprehur Kryetari Imri Ahmeti.

Ai po ashtu ka tha se përkundër gjithë vështirësive të shfaqura duke i kushtuar prioritet shëndetit dhe menagjimit të periudhës me covid komuna ka arritur ti procedojmë të gjitha projektet e parapara në planin e prokurimit në këtë periudhë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)