Arbëria dhe Feronikeli ‘firmosin’ paqen

Arbëria dhe Feronikeli ‘firmosin’ paqen

Ligji për pagat do të nxitë largim të madh të qytetarëve

Arbëria dhe Feronikeli kanë ndarë pikët duke luajtur barazim (0-0), shkruan Gazetasheshi.com.

Ndeshja hapëse e xhiros së katërt e zhvilluar në ‘Agron Rama’ në Obiliq të martën pasdite, dhuroi shumë emocione, raste të mira shënimi, por jo edhe fitues.

Skuadra e promovuar këtë sezon në Superligë, vazhdon të mbetet e pamposhtur edhe pas katër xhiros, duke kryesuar me tetë pikë.

Në anën tjetër, Feronikeli i Afrim Tovërlanit, me pesë pikë zë vendin e tretë.

Në xhiron e ardhshme, Arbëria udhëton për t’u takuar me Gjilanin, ndërsa Feronikeli pret Dritën.

COMMENTS