Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 17 mijë e 743, raporton Gazeta Ulpianapress.
Komuna e Prishtinës prinë e para me numrin më të madh të rasteve aktive me COVID-19, me gjithsej 6 mijë e 578 raste.
Ndërsa, komuna e Lipjanit ka 307 raste aktive me këtë virus dhe është komuna e 14-të sa i përket numrit më të madh të rasteve aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend, 458 persona janë shëruar nga COVID-19.
4 nga të shëruarit janë nga komuna e Lipjanit./Ulpianapress/
COMMENTS