Momenti kur Veseli ia përgatit “kurthin” Haradinajt (VIDEO)

Momenti kur Veseli ia përgatit “kurthin” Haradinajt (VIDEO)

Nesër luhatje të mëdha të temperaturave brenda ditës, ja çfarë moti do të kemi

Zonja nga familja e Mehmet Derallës e cila doli në foltore për t’i thënë disa fjalë për 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e nervozoi kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili e largoi me forcë prej aty.

Por, fjalimi i zonjës do të ishte i padëgjueshëm po të mos ishte kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Kjo për faktin se ai mori mundin, u zgjua nga karrigeja, shkoi te foltorja dhe ia ndezi mikrofonin dhe u kthye duke buzëqeshur.

Pas pak çastesh iu desh kryeministrit të zgjohet nga karrigeja për t’ia ndalur mikrofonin të cilin pak më parë ia kishte ndezur vetë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kryeministri e kapi për krahut zonjën dhe me forcë provoi ta largonte prej aty. Zonja reagoi duke i thënë atij se nuk mund të sillet me të ashtu.

Derisa Haradinaj provonte ta largonte, zonja mbahej për foltores. Kryeministrit iu desh ndihma e sigurimit, të cilët e larguan zonjën prej aty.

COMMENTS