PAS 45 VITESH, KOSOVA DO TË KETË MË PAK BANORË SESA TANI

PAS 45 VITESH, KOSOVA DO TË KETË MË PAK BANORË SESA TANI

Të paktën 50 të vdekur nga të ftohtët siberian në Evropë

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) kanë prezantuar sot raportin për parashikimin e popullsisë së Kosovës 2017-2061, ku në këtë raport parashihet që Kosova në vitin 2061 të ketë 1 milion e 500 mijë banorë.

Duke e krahasuar këtë numër të popullsisë me numrin e tanishëm të banorëve të Kosovës, që është 1 milion e 783 mijë e 531 banorë i bie që do të ketë rënie të popullsisë.

Po ashtu, në këtë raport është paraparë që të ketë edhe vjetërsim të popullatës së Kosovës, ku në vitin 2061 parashihet që mosha mesatare e popullatës të jetë 45 vjeç.

Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, tha se ky raport ndoshta është alarmi i fundit për institucionet e Kosovës që të shohin se kah po shkojnë trendët e rënies së popullsisë në Kosovë, transmeton kp.

Sipas tij, ky publikim është shumë i rëndësishëm për institucionet kërkimore, analistët e ndryshëm, për organizatat ndërkombëtare, por më i rëndësishëm sipas tij është për institucionet vendimmarrëse të Kosovës.

Ndërsa, Udhëheqësja e Programit të UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, tha se raporti i tillë mundëson në masë të madhe formimin e kornizës të një pune të vazhdueshme në përpilimin, testimin, vlerësimin dhe implementimin e një plani.

Ndërsa tha se parashikimet e tilla mund të paralajmërojnë politikëbërësit për trendët e mëdha që mund të ndikojnë në zhvillim ekonomik. re e të tjera”, tha ajo.

Koordinatori Nacional i MCC-së për Kosovë, Petrit Selimi, paraqiti një statistikë që sipas tij ka shumë të bëjë me gjetjet e parashikimit të popullsisë. Ai bëri të ditur se sipas një hulumtimit vetëm 12 muajt e fundit 480 mijë kosovarë kanë hapur llogari në rrjetin social Instagram.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)