Presidentit Thaçi i dërgohet një pako me verë të Kosovës

Presidentit Thaçi i dërgohet një pako me verë të Kosovës

‘Më iku mundi kot, më vjen të vras veten…’ Fermerët humbin qindra ton prodhime

Përfaqësues të Iniciativës Qytetare FIQ sot kanë dhuruar për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi një pako me verë, prodhime vendore.

Shishet me verë u lanë para objektit ku gjendet Presidenca pasi që përfaqësues të kësaj organizate jo qeveritare nuk u lejuan të hyjnë brenda në ndërtesë.

Ky aksion simbolik sipas përfaqësuesve të FIQ u bë pas raportimeve në media për harxhimet e presidentit Thaçi gjatë kohës sa ishte kryeministër për pije alkoolike.

Motoja e këtij aksioni ishte “President konsumo prodhime vendore më lirë e ke”.

COMMENTS