A po dështon qeversija lokale në Fushë Kosovë?

A po dështon qeversija lokale në Fushë Kosovë?

Fillojnë punime në rrugën “Hajrullah Zymi”

Njëri ndër qytetet që po rritet me shpejtësinë me të madhe me numër të banorëve është Fushë Kosova.Mjafton të shohim ndërtimet që shtohen çdo dite, shkollat e stërmbushura me nxënës dhe të kuptojmë këtë.

Pushteti i qeverisjes lokale në Fushë Kosovë, siç duket ka bërë një ndryshim sa i përket sektorit të arsimit, Shkolla “Mihail Grameno” dhe “Selman Riza”, kanë qenë deri me tani të populluara me nga 45 nxënës duke mbajtur mësim me tre ndërrime.

Duke pas parasysh këtë shqetësim të qytetarëve të Fushë Kosovës, Gazeta Ulpianapress, ka arritur të marr një përgjigje nga zyra e informimit në komunën e Fushë Kosovës, për këtë problematik, të cilet kanë thënë se: “Këtij problemi thuajse i ka ardhur fundi dhe pritet që nga shtatori i këtij viti të transferohen nxënësit nga klasa e gjashtë deri ne kalsën e nëntë, ne shkollën e re e cila gjendet në fshatin Bresje”.

Por nuk ka përmirësim në sektorin e urbanizmit. Qytetarët e Fushë Kosovës, ankohen së nuk i kanë kushtet me elementare, lëvizja e lirë nëpër trotuar është e pamundur nga parkimi i veturave, mungesa e hapësirave me gjelbrim, ku nuk mund të gjesh as edhe një park ne qytezën e Fushë Kosovës. Përkundrazi numri i madh i mbeturinave ka ngulfatur këtë qytezë dhe ka ndikuar që disa vende të braktisen tërësisht nga ndotja, siç është mbikalimi afër shkollës “Mihal Grameno”. Ky mbikalim është shëndrruar në wc publike, dhe është e pamundur të kalosh mbi të, nga kundërmimi i erës së keqe.

Kjo është shetitorja e cila gjendet në rrugën “Dardania”, është i vetmi vend ku mund të dalin qytetarët e Fushë Kosovës, mbrëmjeve verore. Këtu komuna ju ka ardhur ne ndihmë banorëve duke e ndaluar qarkullimin e veturave nga ora 20:00 deri ne orën 23:00. Por neglizhenca e kësaj komune është verejtur ne mirëmbajtjen e kësaj rruge, e cila sivjet nuk është pastruar asnjëherë, për dallim nga viti i kaluar ku e njëjta pastrohej çdo mbrëmje gjatë sezonës së verës. Poashtu ne këtë shetitore është e pamundur të levizët nga shpërthimi i kanalizimeve. Gazeta Ulpianapress, ka siguruar një video ku mund të shihet rrjedhja e ujërave të zeza në rrugën ”Dardania”./Kushtrim Halilaj/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)