Më 28 tetor ndryshohet ora për herë të fundit?!

Më 28 tetor ndryshohet ora për herë të fundit?!

Kosovari që theri gruan 12 herë me thikë del sot para gjykatës në Austri

Shumica e qytetarëve të BE-së votuan kundër zhvendosjes së orës dy herë në vit dhe gjithçka tregon se në Union do të ndalohet kalimi në kohën verore.

Qytetarët e BE-së, sipas të gjitha gjasave, më 28 tetor për herë të fundit do të kthejnë akrepat mbrapshtë për të llogaritur kohën dimërore.

Më shumë se 80 për qind e të anketuarve në shumicën e kërkimeve “online” janë shprehur kundër zhvendosjes së orës dy herë në vit, shkruan gazeta gjermane Vestafalen duke cituar burime të mirë-informuara në Bruksel. Në sondazhin që zgjati nga 4 korriku deri më 16 gusht, rreth 4.6 milionë njerëz morën pjesë.

Komisioni Evropian do të diskutojë rezultatet e hulumtimit sot, shkruan EURACTIV.com.

Zëdhënësi i Komisionit Margaritis Skinjas tha sondazhi “nuk është një referendum”, dhe se heqja e zhvendosjes së orës duhet të diskutohet edhe në Parlamentin Evropian.

Llogaritja e kohës verore në formën e tanishme është vendosur në Gjermani në vitin 1980, ndërsa shumë më herët edhe në vende tjera me qëllim të kursimit të energjisë elektrike. Nga viti 2002, zhvendosja e orës është rregulluar edhe në nivel të Bashkimit Evropian

COMMENTS