Arbëria fiton me përmbysje, vendos “i zakonshmi” Statovci

Arbëria fiton me përmbysje, vendos “i zakonshmi” Statovci

“Urdhër arresti për Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin”

KF Arbëria ka shënuar fitore me përmbysje ndaj 2 Korrikut, 2:1, të dytën për këtë sezon.

Klubi dobrajas e gjeti veten në disavantazh qysh në minutën e 20-të, kur për mysafirët shënoi Y.Bislimi, shkruan Ulpianapress.

Mirëpo, “i zakonshmi” U.Statovci i barazoi shifrat në minutën e 65-të, kurse golin e fitores Statvoci e shënoi në minutën e 75-të.

Vlen për t’u përmendur se në stadiumin ‘’Sami Kelmendi’’ ishin të pranishëm mbi 1 mijë tifozë që gjatë 90 minutave ishin erë shtyse në fitoren e KF Arbërisë./Ulpianapress/

COMMENTS