Bonucci zbret në Torino, shmanget kontakti me tifozët

Bonucci zbret në Torino, shmanget kontakti me tifozët

Tri xhudiste kosovare po shkëlqejnë në Grand Prix që po mbahet në Turqi

Leonardo Bonucci ka lënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte i grumbulluar me Milanin, për të mbërritur në Torino rreth mesditës së sotme.

Ish kapiteni i kuqezinjve, i cili po rikthehet te Juventusi vetëm pas një sezoni, u drejtua menjëherë në J Medical, ku kreu vizitat mjekësore.

Më pas Bonucci shkoi në zyrat e klubit ku firmosi edhe kontratën e re, që do ta mbajë të lidhur për 5 vite me bardhezinjtë, duke pranuar një reduktim të pagës në 5 milionë euro, nga 7.5 që fitonte te Milani.

Tifozët bardhezinj të pranishëm para ambienteve të klubit ishin rreth 30, por zyrtarët vendosën që të shmangnin kontaktin e tyre me Bonuccin.

Kjo pasi tifozëria e Juventusit nuk e ka mirëpritur aspak rikthimin e Bonuccit, i cili jo vetëm që u largua në mënyrë aspak miqësore nga Torino verën e kaluar, por edhe festoi në golin që shënoi ndaj bardhezinjve, me bluzën e Milanit.

Tashmë Bonucci pritet të zbresë në stërvitje me lojtarët që kanë mbetur në Torino, si cristiano Ronaldo, Dybala, Cuadrado, etj./Tch

COMMENTS