Ajo në llogarinë e saj në Facebook nuk ka treguar arsyen e dorëheqje, mirëpo ka bërë me dije se nga sot nuk do të jetë më asambleiste në KK e Lipjanit.
Postimi i plotë i Linda Shahinit në Facebook:
‘’Qytetarë të dashtun,
unë më nuk jam këshilltare (asambleiste)e Kuvendit të Komunës së Lipjanit. Për këto katër vite e gjysmë, bashkë arritëm të bëjmë shumë punë të mira.
Andaj, faleminderit Zotit.
Faleminderit familjes, shoqërisë, Magurasëve, mediave, Kryetarit Imri Ahmeti, NDI-ës dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit, për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.
Pa mbështetjen e juaj, asnjë sukses i imi nuk do të ishte i mundshëm. Bashkë punën do ta vazhdojmë në realizimin e shumë projekteve të tjera’’./Ulpianapress
COMMENTS