Dyshja Ahmeti-Bytyqi apelojnë tek qytetarët të mos dalin nga shtëpia

Dyshja Ahmeti-Bytyqi apelojnë tek qytetarët të mos dalin nga shtëpia

Fjalimi i Shkelzen Hajdinit në Kuvend që ‘goditi’ deputetët e opozitës (Video)

Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Komandantin e Stacionit Policor në Lipjan, Bashkim Bytyqi, apelojnë tek qytetaret që të përmbahen nga daljet e panevojshme edhe pak ditë në betejën kundër COVID-19.

”Duke u ballafaquar me daljet në orët e mbrëmjes ju thërrasim të përmbahemi edhe pak ditë në betejën COVID-19. Së bashku me organet e rendit sot diskutuam rreth situatës së krijuar në komunën tonë, aktualisht kemi dy raste në proces të shërimit andaj ju lutemi për kujdes.

Ne ju ftojmë ti përmbahemi udhëzimeve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Fakti i lehtësimit të masave nuk duhet të lejoj kthimin që ti ekspozohemi pandemisë, deri sa akoma nuk është e përfunduar beteja me COVID-19 duhet ti përmbahemi distancës sociale, mjeteve mbrojtëse frekuentimi i shesheve, parqeve, shtigjeve dhe vendeve të tjera publike akoma është i kufizuar dhe nuk duhen të frekuentohen.

Ju lutemi përmbahuni edhe pak ditë nga daljet e panevojshme”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)