Mbi dyzet gjoba për mosrespektim të orarit të lëvijes në Lipjan

Mbi dyzet gjoba për mosrespektim të orarit të lëvijes në Lipjan

Ky është kompleksi banesor në Lipjan me kushtet që jua plotësojnë të gjitha nevojat tuaja!

Në komunën e Lipjanit, janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fudit mbi dyzet gjoba, për mos respektim të masave të sigurisë ndaj COVID-19.

Sipas burimeve të Ulpianapress-it, përsonave që u janë shqiptuar gjobat, ishin hasur gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes, pa ndonjë arsye.

Sipas këtij burimi, gjoba minimale fillon nga 1 mijë euro e mund të shkoj deri në 2 mijë euro.

Në Lipjan nuk është regjistruar për gati tre javë asnjë rast me Covid-19. Nëntë rastet e fundit pozitivë me Covid-19 u konfirmuan më 20 prill, ndërsa prej atëherë e deri më sot nuk ka raste të reja./Ulpianapress/

COMMENTS