Futbollisti shqiptar vepron si hero duke ia shpëtuar jetën kundërshtarit

Futbollisti shqiptar vepron si hero duke ia shpëtuar jetën kundërshtarit

Së shpejti fillojnë xhirimet për dokumentarin kushtuar jetës dhe kontributit të legjendës së futbollit, Sami Kelmendi

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka ka bërë një heroizëm në ndeshjen e fundit ndaj Universitatea Kraiova në kampionatin rumun.
Ai i ka shpëtuar jetën kundërshtarit, i cili mbeti i shtrirë në tokë pas një përplasje në fushën e lojës.

Valentin Mihaila, mbeti pa ndjenja në fushë pas një goditje në nofull, ndërsaQaka jo vetëm ishte i pari që reagoi duke thirrur mjekët të ndërhynin, por edhe shkoi me shpejtësi te 18-vjeçari dhe e ktheu me shpejtësi në krah.

Një lëvizje e tillë është e këshillueshme në raste të tilla pasi ndihmon në lirimin e frymëmarrjes e cilësohet si vendimtare në rastet e para dhe Qaka veproi para mbërritjes së mjekëve pranë lojtarit të shtrirë pa ndjenja.

Për fat të mirë, Mihaila u përmend në spital dhe gjendja e tij është stabilizuar. Ndaj me siguri Qaka ka dalë i lumtur nga fusha e lojës edhe pse ekipi i tij u mund me shifrat 3-0. Në jetë ka gjëra më të rëndësishme se një ndeshje futbolli.

COMMENTS