Ish-ylli i Real Madridit: Mezi pres që Messi të pensionohet, po i numëroj ditët

Ish-ylli i Real Madridit: Mezi pres që Messi të pensionohet, po i numëroj ditët

Kosova më shumë se një vit pa humbje, ka shënuar më së shumti gola se të gjitha kombëtaret tjera!

Duket se të gjithë në Real Madrid duan ta shohin Lionel Messin, rivalin e tyre më të madh ndonjëherë, duke i varur këpucët.

Këtë, të paktën, e thotë hapur edhe ish-mbrojtësi i djathtë spanjoll i Los Blancos, Alvaro Arveloa, i cili thekson se megjithatë e respekton superyllin argjentinas, transmeton Gazeta Express.

Messi i ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asiste në 39 ndeshje kundër ish-klubit të Arbeloas, duke u bërë futbollisti më efikas në histori të El Clasicos.

“E respektoj Barcelonën shumë, sepse është ekip i madh me një lojtar të madh si Lionel Messi”, tha Arbeloa.

Ai thotë se Messi është shumë i mirë, por aftësitë dhe mrekullitë e tij nuk ka mundur t’i shijojë kurrë spanjolli, duke qenë se Leo do të jetë gjithmonë rivali i tij.

“Ai është shumë i mirë, edhe pse unë kurrë nuk e kam shijuar atë dhe mendoj se kurrë nuk do ta bëj. Shpresoj se do të pensionohet, po i numëroj ditët”, shtoi ai.

COMMENTS