“Kam therur dikë për vdekje kur isha adoleshent”

“Kam therur dikë për vdekje kur isha adoleshent”

Vuçiq thotë se ka rrezik që serbët të asimilohen në shqiptarë me mbiemrin Haziri

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte tha të enjten se, ai kishte vrarë dikë kur ishte adoleshent dhe e tha këtë në një fjalim në Vietnam, duke mbrojtur luftën e tij kundër drogave.

Udhëheqësi i shumëpolemizuar, i njohur për gjuhën e tij shumëngjyrëshe, ndodhet në Vietnam për Samitin e bashkëpunimit ekonomik Azi-Paqësor, ose “APEC”, dhe i tha atje një komuniteti filipinas se ishte burgosur dhe më pas ishte lënë i lirë, pasi kishte therrur dikë me thikë duke i shkaktuar vdekjen, kur ishte 16 vjeç.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar fushatën antidrogë të Dutertes, që deri më tani i ka marrë jetën më shumë se 3.900 përdoruesve dhe shpërndarësve të drogës, në atë që policia e quan vetëmbrojtje pas arrestimeve të të dyshuarve të armatosur që bëjnë rezistencë.

Në dhjetor, Duterte tha se ai personalisht kishte vrarë kriminelë kur ishte kryebashkiak i qytetit Davao, e zëdhënësi i tij u detyrua të sqaronte më pas se e kishte bërë këtë në kuadër të operacioneve legjitime policore.

COMMENTS