Kandidati i PDK-së flet për humbjen e votave: Votat i fitojë Vetëvendosja

Kandidati i PDK-së flet për humbjen e votave: Votat i fitojë Vetëvendosja

Këshilli Komunal për MVDHFBGJ në Lipjan hap fushatën 16 ditore me moton “Ndal Dhunën në Familje dhe Jeto me dinjitet”

Tashmë kanë dalë edhe rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Në mesin e shumë komunave që do të shkojnë në balotazh është edhe qyteti i Rahovecit.

Për të parin e komunës do të garojnë më 19 nëntor Idriz Vehapi i PDK-së dhe Smajl Latifi i AAK-së.

Vehapi në një intervistë për RTV Dukagjinin ka treguar se arsyet pse ka pasur një numër më të vogël të votave për PDK-në.

“Një pjesë e votave të PDK-së në Rahovec i mori Visar Korenica nga Vetëvendosje”, tha Vehapi.

Ai më tutje ka zbardhur edhe projekte që do të implementojë në rast se mbetet kryetar i Rahovecit.

COMMENTS