Komuna e Lipjanit, në detaje sqaron  paratë e shpenzuara për dreka dhe karburante

Komuna e Lipjanit, në detaje sqaron paratë e shpenzuara për dreka dhe karburante

Një iniciativë që buron nga shpirti solidar i PDK-së së Lipjanit (Foto)

Shpenzimet e përmbledhura në ndy raporte të cilat e prezantoi ditë më parë OJQ Polis, njërin për gjashtëmujorin, e tjetri për nëntëmujorin e këtij viti, e në të cilin totali i shpenzimeve për dreka zyrtare ishte 20.340.90 euro, ndërsa për karburante 34,921,18, Komuna ka ofruar sqarime të detajizuara, duke i specifikuar harxhimet nëpërmjet nënkodeve.

Sipas Visar Kozhanit Zyrtar kryesor Financiar në Komunën e Lipjanit, në nëntë mujorin e këtij viti, dreka zyryare janë mbi 6 mijë euro që dallon nga furnizimi me ushqim dhe pije, ku në ushqim dhe furnizim me pije janë mbi 13 mije euro te shpenzuara, , kurse karubarnte për vetura janë mbi 25 mijë si dhe naftë për ngrohje qendrore janë 8,621.86 duke i specifikuar keto shpenzime nepërmjet nënkodeve.

“Dreka zyrtare janë 6.644,81 euro që dallon nga furnizimi me ushqim dhe pije. Furnizimi me ushqim dhe pije janë 13.716,89 euro”.

Kozhani tutje ka specifikuar se në dreka hyrtare hyjnë reprezantacionet e drejtorëve, të gjitha festat, drekat zyrtare me delegacione. Kurse në furnizim me ushqim dhe pije, Kozhani sakteson se këtu hyjnë ushqimi për fëmijët e qerdhes, qendra rezidenciale, koktejet e shkollave si dhe festat e tjera.

Kurse sa i përket karburanteve për vetura, Kozhani ka thënë se këto ndahen në tri kode. Karburant për vetura, derivate për gjeneratorë dhe naftë për ngrohje qendrore.

Kozhati tutje ka thënë se në karburant për vetura duke përfshirë edhe disa obligime që ju kanë mbetë nga viti 2017 janë të shpenzuara 25.775.65 euro, kurse derivate për gjeneratorë janë 738.99 euro, gjithashtu naftë për ngrohje qendrore janë 8.621.86 euro./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)