Komuna e Lipjanit po vazhdon të ndihmon Janjevën, miell, pako ushqimore e higjienike

Komuna e Lipjanit po vazhdon të ndihmon Janjevën, miell, pako ushqimore e higjienike

Frizerkat ia vodhën rrymën avokatit në Lipjan, gjobiten pas pesë viteve (DOKUMENT)

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka qëndruar në Janjevë ku ka përcjellur nga afër shpërndarjen e ndihmave për banorët e Janjevës.

Komuna e Lipjanit, sot ka shpërndarë miell, pako ushqimore dhe higjenike kështu duke dal në ndihmë banorëve të cilët kanë nevojë, kjo pas situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

I pari i Komunës së Lipjanit, Kryetari Ahmeti ka vizituar edhe QMF në Janjevë ku ka biseduar me stafin mjekësor rreth Coronavirusit, duke falënderuar për angazhimin e tyre të vazhdueshëm

Kryetari Ahmeti po ashtu ka qëndruar edhe tek familja Kelmendi në Janjevë ku ka bashkëbiseduar me familjen e personit të infektuar me Covid-19, ku po ashtu është furnizuar me barnat e nevojshme që ka përdorur për terapinë e rregullt.
Ai po ashtu ka falënderuar edhe Policin e Kosovës për gatishmërinë e tyre për të ndal në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë.

Ndihma do të shpërndahen në të gjitha lokalitetet e Komunës së Lipjanit, të gjitha atyre që kanë nevojë.

COMMENTS