KOSOVA FALENDERON NË MËNYRË TË VEÇANTË SHTETET QË E KANË NJOHUR PAVARËSINË

KOSOVA FALENDERON NË MËNYRË TË VEÇANTË SHTETET QË E KANË NJOHUR PAVARËSINË

Zyrtari që mori pushim pa pagesë një vjet kinse për tu shkolluar

Në pritjen e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, para zyrës së tij është vendosur një simbol me numrin 10-të për 10-vjetorin e Pavarësisë, ku janë përfshirë të gjithë flamujt e shteteve që e kanë njohur Kosovën, së bashku falënderimet në gjuhën e tyre.

Adil Behramaj nga Këshilli Organizativ ka thënë për “Zeri.info”, se kjo ka qenë një formë simbolike e shprehjes së mirënjohjes në këtë dhjetëvjetor për shtetet që na kanë njohur dhe vazhdojnë të na mbështesin në forcimin e subjektivitetit tonë shtetëror.

“Kjo ikonë sot është vendosur në Presidencë, por të ngjashme prej nesër do të vendosen edhe në kabinetin e kryeparlamentarit Veseli dhe të kryeministrit Haradinaj. Është një formë simbolike e shprehjes së falënderimit tonë për njohjen dhe për përkrahjen e vazhdueshme të tyre”, ka thënë Behramaj.

Kujtojmë se Kosova në këtë përvjetor ka zgjedhur disa forma simbolike për shënimin e këtij përvjetori jubilar të pavarësisë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)