Nis ‘operacioni fshesa’ tek Ulpiana, klubi gati të largojë 8 lojtarë

Nis ‘operacioni fshesa’ tek Ulpiana, klubi gati të largojë 8 lojtarë

Asnjë gjurmë për 17 vjeçaren nga Lipjani që u zhduk një muaj më parë

Kryesia bardhekaltërt po përgaditin një revolucion gjatë janarit te KF Ulpiana.

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova nuk është i lumtur me disa lojtarë që ka në skuadër dhe po e mendon listën e largimeve.

Sipas burimeve të gazetës Ulpianapress, durrsaki u’a ka bërë të qartë listën e lojtarëve që nuk llogarit në shërbimet e tyre, kryesisë së klubit.

Bëhet fjalë për lojtarët si kapitenin Shqiprim Kelmendi, Andi Arifi, Andi Bikliqi, Ardi Musliu, Eglatin Gjonin.

Në anën tjetër, timonieri bardhekaltërt po punon që gjatë janarit të përforcohet me gjashtë lojtarë, që shumë shpejt priten të zyrtarizohen.

COMMENTS