Përfundojnë takimet buxhetore lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021

Përfundojnë takimet buxhetore lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021

Koalicioni AAK-PSD mbanë tubim me gratë në Lipjan

Në Komunë e Lipjanit kanë përfunduar takimet publike lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021.
Takimi i fundit është mbajtur sot në fshatin Shalë, me banorët e Krojmirit, Kleqkës, Shalës, Divlakë, Baicë dhe Reinovc.
Drejtori i Buxhetit dhe i Financave Latif Ramadani gjatë këtyre takimeve ka prezantuar Projekt Buxhetin Komunal për vitet 2019-2021 duke bashkëbiseduar me banorët për mundësitë e përfshirjes së kërkesave të tyre në planifikimin Buxhetor.
Qytetarët përpos që kanë parashtruar kërkesat e tyre të cilat ishin të fokusuara kryesisht në infrastrukturë, kanalizim, ujësjellës, trotuar, ndriçim, kanë falënderuar dhe kanë shprehur mirënjohje ndaj kryetarit Komunës Imri Ahmeti, për investimet dhe punët e mëdha që po bëhen në vendbanimet e ndryshme të Komunës me qëllimin e vetëm që qytetarëve lipjanas t’iu sigurohet një jetë dhe mirëqenie më e mirë.
Qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative, kanë parashtruar kërkesa nga më të ndryshme, dhe në njëjtën kohë kanë marr përgjegjje nga përfaqësuesit komunal.
Komuna e Lipjanit, këto takime konsultative i ka organizuar me qëllim që këto takime të jetë në funksion të dhënies së ideve dhe propozimeve konkrete për hartimin sa më gjithëpërfshirës në Projekt Buxhetit Komunal për vitet 2019-2021.
Theksojmë se takime janë mbajtur me Shoqatat e Gruas, Organizatat e Shoqërive Civile, Shoqatat e të Rinjëve, si dhe banorët e fshatrave si: Konjuh, Topliqan, Jeta e Re, Grackë e Vjetër, Grackë e Vogël, Rufc i Ri, Ribar i Vogël, Rufc i Vjetër, Hallaq i Vogël, Hallaq i Madh, Torinë, Ribar i Madh, Kraishtë, Bujan, Zllakuqan, Bregu I Zi, Varigoc, Dobrajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Gllavicë dhe Lluga, Llugaxhi, Bujari, Rubovc, Kojskë, Gllogovc, Banullë, Qallapek, Gadime e Ulët, Gadime e Epërme, Babush, Marevc, Gallavicë, Vrellë dhe Plitkoviq, Magure, Qylagë, Poturovc, Blinajë, Medvec, Leletiq, Vrella e Goleshit, Mirenë, Janjevë, Akllap, Teqe, Brus, Bukovic, dhe Hanroc, Sllovi, Smallushë, Turbovc.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)