Policia s’jep detaje rreth rastit të vëllait të Rexhep Selimit

Prej sot mos dilni me makinë nëse keni fëmijë por nuk keni ulëse për ata

Mbrëmë në Komoran është plagosur Islam Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Koha.net sot kontaktoi zëdhënësen e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se plagosja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00, ku Selimi është dërguar në QKUK ndërsa dorasi Xhevat Nuha, është arrestuar. Por megjithatë, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth rastit.
Burimet nga vendi i ngjarjes i kanë treguar mbrëmë KTV-së se Selimi i ka shkuar në shtëpi Xhevat Nuhës, me ç’rast ka pasur përplasje fizike mes tyre.

COMMENTS