Serbët i gëzohen lëndimit të Xhakës

Serbët i gëzohen lëndimit të Xhakës

Xherdan Shaqiri vjen nga stoli dhe ia fiton Liverpoolit derbin ndaj Manchester Unitedit

Granit Xhaka ka pësuar një lëndim që duket të jetë serioz, por ky fakt i ka gëzuar serbët, duke marrë parasysh se Serbia gjendet në të njëjtin grup me Zvicrën në Kupën e Botës “Rusia 2018”. Lajmin për lëndimin e Xhakës e kanë publikuar mediat kryesore serbe.

“Njëri nga futbollistët më të mirë të Përfaqësueses së Zvicrës ka pësuar lëndim serioz dhe me shumë gjasë nuk do të jetë në Kupën e Botës në Rusi. Mediet zvicerane njoftojnë se Granit Xhaka ka përfunduar në spital pas lëndimit që e pësoi në stërvitje, ndërsa shokët e ndihmuan të largohej nga fusha”, shkruajnë mediet serbe.

Xhaka e ka lënduar gjurin e majtë dhe sipas prognozave të para nuk do të jetë në gjendje të luajë në Kupën e Botës. Zvicra dhe Serbia do të takohen më 22 qershor në Kalinigrad.

COMMENTS