Skitaret kosovare, të gatshme për garën e nesërme në sllallomin e madh

Skitaret kosovare, të gatshme për garën e nesërme në sllallomin e madh

Stoke në Championship! Shaqiri mbetet në Premierligë (Foto)

Klea Vrella e Elba Kokaj janë gati për sllallomin e madh në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) 2019, i cili po mbahet në Sarajevë

Kushtet atmosferike që po mbretërojnë në Qendrën Skitare të Jahorinës në Sarajeve, kanë pamundësuar zhvillimin e përgatitjes së sotme të skitareve tona, Klea Vrella e Elba Kokaj, para sllallomit të madh që zhvillohet nesër.

Klea e Elba po e përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) 2019, që po mbahet në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore.

Pavarësisht mos zhvillimit të përgatitjes së sotme, ekipi ynë është i gatshëm për sllallomin e madh.

Të hënën të dy skitaret tona garuan në sllallom, por shkaku i kushteve atmosferike dhe shtegut të rënduar, Klea doli nga shtegu, kurse Elba u diskualifikua për shkak të një gabimi.

Nga 102 garuese, 48 dolën nga shtegu ose u diskualifikuan.

Vrella dhe Kokaj shpresojnë se nesër do të kenë paraqitje më të mirë.

“Për garën e nesërme uroj të jetë koha e mrië dhe atmosfera e mirë, dhe po ashtu të kemi rezultat të mirë. Ndërsa për dje, nuk jemi vetëm ne që kemi dështuar në sllallom, por ishin edhe 50 garuese tjera nga shtetet tjera që dolën nga shtegu”, deklaroi kampionia e Kosovës për të reja në sllallom dhe sllallom të madh.

“Dje (e hënë) shkaku i kushteve dhe një gabimi tim, unë dhe 50 garueseve tjera na kushtoi me diskualifikim dhe mos përfundim të garës. Ndërsa për nesër presim që koha të jetë e mirë dhe të kemi rezultat më të mire se dje”, theksoi 17-vjeçarja, Kokaj.

Gara e sllallomit të madh nesër nis në ora 10:00.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)