“Tërmet” në Lipjan! 11 përforcime zbarkuan te KF Ulpiana (Foto)

“Tërmet” në Lipjan! 11 përforcime zbarkuan te KF Ulpiana (Foto)

Një vdekje dhe 54 raste të reja për një javë në Lipjan

11 përfocimet që u prezantuan sot janë një pjesë e dëshmisë se Abedin Salihu-Dino detyrën e postit të kryetarit të KF Ulpiana e ka marr shumë seriozisht.

Dhe këtu nuk mbaron e gjithë përpjekja e Dinos për ta konsoliduar klubin të cilin e trashëgoi në gjendje të rëndë.

Përpos kompletimit të kryesisë me njerëz të cilët janë garancë për kthimin e rregullit në klub, Dino në planet e tij parasheh edhe përforcime tjera ne pasurimin e fondit të lojtarëve.

Emrat e përforcimeve u bënë të njohur për publikun me prezantimin e tyre në një konferencë të mbajtur sot në ambientet e klubit lipjanas, me ç’rast kryetrajneri i KF Ulpiana, Astrit Rrahmani foli fjalët më të mira për ta.

‘’Synimet e klubit të KF Ulpiana janë të kthehemi në Ligën e Parë sepse organizimi i klubit ëshë duke shkuar shumë mirë si prej nga anës financiare ashtu edhe ardhjet e reja të lojtarëve janë 90 përind nga komuna e Lipjanit të cilët kanë qenë të angazhuar nëpër klube të ndryshme dhe ne presim shume prej tyre ‘’, ka thënë Rrahmani./Ulpianapress/

COMMENTS